Histori të harruara 3 November 2025, 07:56 Nga VNA

Bilal Xhaferri: Nuk e tradhëtoj kurrë këtë popull dhe atdheun

Ndaje në Whatsapp
Bilal Xhaferri: Nuk e tradhëtoj kurrë këtë popull dhe

"Ju më privuat plotësisht, më mohuat, më zhdukët për së gjalli si letrar. Nuk e tradhëtoj kurrë këtë popull dhe atdheun, edhe pse emigroj larg”, thuhej në letrën e Bilal Xhaferrit, të lënë në postën greke të policisë kufitare, ku u dorëzua pas arratisjes nga Shqipëria, në vitin 1969.

Xhaferri u vu në pëpunim 2/B në dhjetor të vitit 1963. Në prill të vitit 1964 kaloi në përpunim 2/A, për t’u survejuar për 23 vjet me radhë, në vend dhe jashtë tij, në SHBA, ku u vendos pas arratisjes në Greqi, në vitin 1969.

U mor në përpunim aktiv si i dyshimtë për veprimtari të organizuar armiqësore. Po kështu u hetua dhe u përndoq rrethi tij miqësor. 

Babai tij Xhaferi (në kujtim të së cilit ai mban mbiemrin) u pushkatua nga partizanët, se ishte me Ballin Kombëtar. Sipas raporteve, Xhaferr Hoxha, u konsiderua si “shtresë e pasur fshatare, se kishte tokë e blektori” dhe se "ka luftuar me armë në dorë kundër partizanëve".

 I mbetur jetim, Bilalin e rriti gjyshi, në Markat të Sarandës. Të dhënat e raportuara tregojnë se Bilali u detyrua të bëjë punë të rënda, por lexonte shumë dhe merrte pjesë në Lidhjen e Shkrimtarëve në qytetin e të tij. 

Për shkak të biografisë u vu në përpunim 2/B. U survejua ngado, edhe në Rrëshen, ku u njoh me Musine Kokalarin, e internuar.

“Do t’i bëhet kontroll postar për të parë karakterin e tij me elementin armik, si Musine Kokalari... e të tjerë të internuar në Rrëshen, me të cilët objekti ka pasur lidhje të ngushta para se të vinte ushtar,” thuhej në planin e masave agjenturalo–operative.

Në një letër që i shkruante mikut të tij, Xhaferri shprehte vlerësimet për Musine Kokalarin. Në raportet e survejimit thuhej se “Musine Kokalari vepron si konsulente letrare, duket se marrëdhënia mes tyre është normale dhe Bilali kërkon mendimin e saj për gjërat që shkruan. Marrëdhëniet janë të kufizuara, pasi Musineja rri e izoluar”. 

Deri dy ditë para se të arratisej, shkrimtari Bilal Xhaferri punoi në sektorin e fermës "8 Nandori" Sukth, punëtor në Brigadën e Vreshtave, ku u transferua pas debatit të hapur në Lidhjen e Shkrimtarëve.

Në postën greke të policisë kufitare ku u dorëzua, ai la një letër ku deklarohej “se nuk ishte fajtor dhe se e deshte atdheun e tij”.

Përndjekja e Bilal Xhaferrit vijoi edhe gjatë qëndrimit të tij në SHBA. Në dosje ka elementë të shumtë që hedhin dritë në dinamikat e jetës së tij në atdhe, ku u dënua nga sistemi dhe u survejua, po ashtu jashtë tij, ku u ndoq deri kur mbylli sytë në vitin 1986. Dosja u arkivua më 10.04.1987, me vlerë studimi.

 

 

Video

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

Momenti kur policia qëllon me plumb gome në sy Erjon Vishkullin. Kujdes! Pamje të rënda.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme