Histori të harruara 15 December 2025, 20:16 Nga VNA

70 vjet nga pranimi i Shqipërisë në OKB

Ndaje në Whatsapp
70 vjet nga pranimi i Shqipërisë në OKB

Më 1 dhjetor 1955 Komisioni i Posaçëm mori në shqyrtim pranimin e 18 shteteve të reja. Më 8 dhjetor 1955 çështja kaloi në shqyrtimin e Asamblesë së Përgjithshme e cila e miratoi rezolutën me shumicë votash.

Votimi përfundimtar për Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit, sipas rezolutës së Zelandës së re dhe Brazilit, ishte 7 vota pro (Brazili, Irani, Zelanda e Re, Peruja, Turqia, Bashkimi Sovjetik) e 4 abstenime (SHBA-ja, Franca, Tajvani dhe Belgjika). 

Mirëpo më pas, kur u votua për Mongolinë, Tajvani votoi kundër dhe BS bllokoi me votimin e tij pranimin e vendeve të tjera kapitaliste, duke bërë të pavlefshme rezolutën edhe për Shqipërinë.

Në këtë mënyrë çështja u rivotua më 14 dhjetor 1955 dhe votuan pro Shqipërisë: Brazili, Franca, Irani, Zelanda e Re, Peruja, Turqia, BS, dhe Britania e Madhe, ndërsa abstenuan: Belgjika, Tajvani, e SHBA.

Së fundi projektrezoluta u miratua edhe në tërësi. Shqipëria u pranua në OKB, së bashku me Jordaninë, Irlandën, Portugalinë, Hungarinë, Italinë, Austrinë, Rumaninë, Bullgarinë, Finlandën, Ceilonin, Nepalin, Libinë, Kamboxhina, Laosin e Spanjën, shumica vende humbëse të luftës.

Nga Kastriot Dervishi

 

Video

Taulant Balla, më i bindur se Edi Rama: Dorëheqja nuk ndodh kurrë!

Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur në SPAK për të dhënë shpjegime si person në dijeni për një padi që ka bërë lidhur me Aeroportin e Vlorës. Pacolli ishte i shoqëruar nga avokati i tij, Eduard Halimi. Çështja e aeroportit është tashmë në arbitrazh.

Protesta në 14:00, “armatë” policësh drejt qendrës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme