Histori të harruara 2 March 2026, 20:45 Nga VNA

1 marsi i errët i 1945-ës: Kur historia mori kthesë në sallën e gjyqit dhe nisi një epokë nën hijen e pushkatimeve

Ndaje në Whatsapp
1 marsi i errët i 1945-ës: Kur historia mori kthesë në

Më 1 mars 1945 nisi në Tiranë i ashtuquajturi Gjyqi Special, i cili zgjati deri më 13 prill të atij viti. Në 31 seanca, u “gjykuan” dhe u dënuan 60 nacionalistë të akuzuar si kriminelë lufte.

Bilanci i vendimeve ishte i rëndë: 17 persona u dënuan me pushkatim, 8 me burgim të përjetshëm dhe të tjerët me dënime të ndryshme me heqje lirie. Mes të pushkatuarve ishin figura të njohura të kohës si Bahri Omari, Kolë Tromara, Aqif Përmeti, Ismail Golemi etj.

Në qendër të këtij procesi qëndronte trupi gjykues, i përbërë nga 9 anëtarë: Koçi Xoxe (që njëkohësisht ishte edhe kryetar i gjyqit dhe zëvendëskryeministër), Hysni Kapo, Beqir Balluku, Hajdar Aranitasi, Gaqo Boboshtica, Medar Shtylla, Faik Shehu, Halim Budo (gjykatës) dhe Gaqo Floqi.

Prokuror i Përgjithshëm në këtë proces ishte Bedri Spahiu.

Ironia historike do të shfaqej vite më pas: Koçi Xoxe u dënua me pushkatim nga një gjyq ushtarak, ku prokuror i akuzës ishte po Bedri Spahiu. Më vonë, edhe vetë Bedri Spahiu u shpall armik dhe u dënua me burg e internim nga një proces i ngjashëm i sistemit komunist.

Lexo gjithashtu

Video

Taulant Balla, më i bindur se Edi Rama: Dorëheqja nuk ndodh kurrë!

Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur në SPAK për të dhënë shpjegime si person në dijeni për një padi që ka bërë lidhur me Aeroportin e Vlorës. Pacolli ishte i shoqëruar nga avokati i tij, Eduard Halimi. Çështja e aeroportit është tashmë në arbitrazh.

Protesta në 14:00, “armatë” policësh drejt qendrës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme