Sociale 4 August 2025, 13:08 Nga VNA

Kakavijë/ Nis fluksi në pikat doganore, në fundjavë 30 mijë persona

Ndaje në Whatsapp
Kakavijë/ Nis fluksi në pikat doganore, në fundjavë 30

 

Më shumë se 30 mijë persona kanë kaluar në doganën e Kakavijës gjatë fundjavës. Sipas informacionit nga Policia Kufitare, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10.034 kalime, nga të cilat 5.824 shtetas kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa 4.210 kanë dalë.

Po ashtu, janë regjistruar 3.264 mjete që kanë kaluar kufirin, prej të cilave 1.751 kanë hyrë dhe 1.531 kanë dalë. Numri më i madh i kalimeve ka qenë nga bashkatdhetarët tanë që punojnë dhe jetojnë në Greqi, të cilët kthehen për të kaluar pushimet verore me familjet e tyre.

Policia Kufitare e Kakavijës ka angazhuar 4 sportele për hyrje dhe 3 për dalje, për të lehtësuar fluksin e madh të pasagjerëve dhe për të evituar krijimin e radhëve të gjata. Po ashtu, autoritetet greke po punojnë për të menaxhuar sa më mirë kalimet dhe për të reduktuar kohën e pritjes në kufi.

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme