Sociale 31 July 2025, 20:53 Nga VNA

Indeksi i Dhomës Amerikane: Klima e të bërit biznes nuk është e favorshme për sipërmarrjet në vend

Ndaje në Whatsapp
Indeksi i Dhomës Amerikane: Klima e të bërit biznes nuk

Klima e të bërit biznes nuk është e favorshme për shumë sipërmarrje në vend. Në sondazhin e Dhomës Amerikane, ato ankohen për monopol, konkurrenca e padrejtë dhe burokraci qeveritare.

Klima e biznesit në Shqipëri nuk është në kushte të favorshme. Në rezultatin që shpall Dhoma Amerikane me pyetësorët e drejtërdrejtë, vlerësimi për vitin 2024 është 46.5 pikë nga 100.

Punëtorët e kualifikuar, monopoli dhe konkurrenca e padrejtë, ekonomia informale, burokracia qeveritare dhe niveli i përgjithshëm i taksave janë disa nga sfidat e tjera me të cilat përballen bizneset, për të cilat nuk janë pikë maksimale.

Nga ana tjetër, furnizimi me energji, infrastruktura, siguria, shërbimet bankare, klima politike, dhe shërbime në eksport rezultojnë të jenë përmirësuar në pikëzim.

Për vitin 2025, bizneset partnere të Dhomës Amerikane  parashikojnë zhvillim pozitiv në performancën e ekonomisë shqiptare, kërkesën për mallra dhe shërbime, si dhe reformat ekonomike dhe politikat e qeverisë qendrore.

Dhoma Amerikane publikon çdo vit Indeksin e Biznesit, nëpërmjet pyetësorëve të të cilit identifikohen dhe maten problemet me të cilat përballet komuniteti i biznesit. Kjo i mundëson asaj që të bashkëpunojë me qeverinë dhe aktorë të tjerë për të përmirësuar mjedisin e biznesit në Shqipëri.

 

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme