Sociale 8 August 2025, 12:15 Nga VNA

Beteja më e madhe në historinë e hotelerisë: 10,000 hotele padisin ‘Booking.com’

Ndaje në Whatsapp
Beteja më e madhe në historinë e hotelerisë: 10,000 hotele

Më shumë se 10,000 hotele evropiane kanë nisur një padi kolektive kundër gjigantit të rezervimeve “Booking.com”, duke e akuzuar për shtrembërimin e tregut dhe shkaktimin e humbjeve financiare gjatë një periudhe 20-vjeçare. Nismën ligjore po e udhëheq Shoqata e Hoteleve, Restoranteve dhe Kafeneve në Evropë (Hotrec), e cila përfaqëson industrinë e hotelerisë brenda Bashkimit Evropian. Afati për t’u bashkuar me padinë është zgjatur deri më 29 gusht, për shkak të interesimit të lartë nga pronarët e hoteleve. Padia, e cilësuar si një nga më të mëdhatë në historinë e sektorit të hotelerisë evropiane, mbështetet nga 30 shoqata kombëtare, përfshirë edhe atë të Britanisë. Sipas Hotrec, “Booking.com” ka përdorur klauzolën e “çmimit më të mirë” për t’i ndaluar hotelet që të ofronin tarifa më të ulëta në platforma të tjera ose në faqet e tyre zyrtare.

Shoqata pretendon se ky mekanizëm është imponuar përmes presionit të madh dhe ka penguar konkurrencën e ndershme, duke parandaluar edhe rastet e ashtuquajtura “free-rider” – kur klientët gjejnë një hotel në “Booking.com”, por më pas rezervojnë direkt tek menaxhmenti.

“Regjistrimet po rriten ndjeshëm, dhe reagimi i industrisë tregon një dëshirë të fortë për të kundërshtuar praktikat e padrejta në tregun digjital”, theksohet në deklaratën e Hotrec.

Nëse padia rezulton e suksesshme, ajo pritet të vendosë një precedent të rëndësishëm ligjor për marrëdhëniet mes platformave online dhe sektorit të hotelerisë në Evropë.

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme