Bota 19 February 2026, 17:38 Nga VNA

“Armata” amerikane mbërrin në Lindjen e Mesme, kryeministri polak thirrje qytetarëve të largohen menjëherë nga Irani

Ndaje në Whatsapp

“Armata” amerikane mbërrin në Lindjen e Mesme,

Një aeroplanmbajtëse amerikane dhe anije luftarake mbështetëse kanë mbërritur në Lindjen e Mesme, thanë dy zyrtarë amerikanë për Reuters . Kjo pas urdhrit të Trump për të shtuar praninë ushtarake në rajon, në rast se duhen ndërmarrë veprime ushtarake kundër Iranit.

Aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln dhe disa shkatërrues me raketa, po ashtu ndodhen në Lindjen e Mesme.

Të njëjtën gjë bëri  vitin e kaluar ushtria amerikane, e cila organizoi një përforcim të madh përpara sulmeve kundër programit bërthamor të Iranit. Pentagoni ka vendosur aty edhe avionë luftarakë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

“Qytetarët polakë që ndodhen në Iran duhet të largohen menjëherë”, ka deklaruar kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, i cili paralajmëroi se përshkallëzimi i situatës së sigurisë në rajon mund ta bëjë të pamundur evakuimin brenda pak orësh.

“Ju lutem largohuni menjëherë, të gjithë ata që ndodheni ende në Iran, dhe në asnjë rrethanë mos udhëtoni drejt atij vendi. Nuk dua të frikësoj askënd, por të gjithë e dimë se për çfarë po flas. Mundësia e një konflikti të ashpër është shumë reale”, tha Tusk.

Kryeministri polak paralajmëroi se koha për veprim është shumë e kufizuar.

“Brenda pak orësh, mundësia e evakuimit mund të mos ekzistojë më. Ju lutem, merreni shumë seriozisht këtë paralajmërim. Kemi përvoja të këqija nga e kaluara, kur disa njerëz i injorojnë këto thirrje”, pohoi gjithashtu Tusk.

Paralajmërimi vjen në një moment tensionesh të larta mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas burimeve amerikane, Teherani pritet të paraqesë një propozim me shkrim për zgjidhjen e ngërcit diplomatik pas bisedimeve të zhvilluara në Gjenevë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme