Bota 20 August 2025, 14:58 Nga VNA

Zjarret djegin Spanjën/ Zjarrfikësit dhe ushtria në luftë me flakët, 23 të arrestuar

Ndaje në Whatsapp
Zjarret djegin Spanjën/ Zjarrfikësit dhe ushtria në luftë me

Spanja po përballet me një nga sezonet më të rënda të zjarreve në dekadat e fundit, me mijëra hektarë pyje të shkatërruara dhe dhjetëra vatra aktive në disa rajone të vendit.

Në provincën e Zmoras, flakët e fuqizuara nga erërat e forta kanë përfshirë sipërfaqe të gjera pyjore. Përveç mijëra zjarrfikësve të angazhuar, rreth 1900 ushtarë janë dërguar për të ndihmuar operacionet, ndërsa Forcat e Armatosura spanjolle kanë vënë në dispozicion mjete tokësore dhe ajrore.

Në mbështetje të autoriteteve vendase, në Spanjën veriore kanë mbërritur edhe njësi gjermane të zjarrfikësve.

Policia spanjolle ka njoftuar arrestimin e 23 personave të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme, ndërkohë që deri më tani katër persona kanë humbur jetën nga pasojat e zjarreve.

Sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje, mbi 382 mijë hektarë tokë janë djegur në Spanjë gjatë këtij viti – më shumë se dyfishi i sipërfaqes së Londrës metropolitane dhe gjashtëfish më e madhe se mesatarja e viteve 2006–2024 për të njëjtën periudhë. Kjo verë konsiderohet si një nga më shkatërrueset për Spanjën, megjithatë autoritetet shpresojnë se fundi i një vale të gjatë të të nxehtit dhe reshjet e pritshme të shiut do të lehtësojnë gjendjen në ditët në vijim.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme