Bota 17 January 2026, 14:30 Nga VNA

Zhduket nga radari aeroplani me 11 persona në bord

Ndaje në Whatsapp

Zhduket nga radari aeroplani me 11 persona në bord

Autoritetet indoneziane kanë nisur sot kërkime për gjetjen e një avioni të vogël me 11 persona në bord, me të cilin humbën kontaktin ndërsa fluturonte mbi pjesën lindore të vendit.

Avioni, në pronësi të kompanisë ajrore Indonesia Air Transport, kishte destinacion Makasarin, në Sulaveshin e Jugut, pasi ishte ngritur nga Jogyakarta në ishullin Java, me tre pasagjerë dhe një ekuipazh prej 8 personash.

Kontakti u humb pak pas orës 13:00 sipas orës lokale (07:00 sipas orës së Shqipërisë).

Kreu i shërbimit lokal të kërkim-shpëtimit, Muhammad Arif Anuar, tha se ekipe janë vendosur në një zonë malore në rajonin Maros, rreth 42 kilometra nga kryeqyteti provincial Makasar, ku u regjistrua gjurmimi i fundit i avionit.

Në kërkimet tokësore dhe ajrore po marrin pjesë forcat ajrore, policia dhe vullnetarë, sipas raportimeve.

Anty Sultan, drejtori i operacioneve i shërbimit të kërkim-shpëtimit të Makasarit, sqaroi se një helikopter dhe një dron janë dërguar në zonë për të lokalizuar avionin.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme