Bota 8 February 2026, 17:58 Nga VNA

Zgjedhjet e parakohshme / Fitore tjetër për kryeministren e parë grua në Japoni, LDP siguron mbi dy të tretat e mandateve

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet e parakohshme / Fitore tjetër për kryeministren e parë

Partia në pushtet e Japonisë, e udhëhequr nga kryeministrja Sanae Takaichi, ka shënuar fitore në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura të dielën. Sipas raportimeve të mediave lokale, Partia Liberale Demokratike (LDP), në bashkëpunim me aleatin e saj, Partinë Ishin, ka siguruar më shumë se dy të tretat e vendeve në Dhomën e Ulët të parlamentit, konkretisht 328 nga gjithsej 465 mandate.

Kjo shumicë e zgjeruar i mundëson LDP-së të anashkalojë Dhomën e Lartë, ku aktualisht nuk gëzon shumicën parlamentare.

Kryeministrja e parë grua e Japonisë vendosi të shpallë zgjedhje të parakohshme për të rinovuar mandatin e saj, vetëm katër muaj pasi mori drejtimin e LDP-së. Ajo ishte zotuar se do të jepte dorëheqjen nëse partia e saj nuk do të arrinte të siguronte shumicën, duke e bërë këtë proces zgjedhor një hap të rrezikshëm politik.

Popullariteti personal i Takaichi-t ka luajtur një rol kyç në këtë fitore, pasi vlerësimet për miratimin e qeverisë së saj mbeten mbi 70 për qind. Ky rezultat përbën një kontrast të fortë me dy paraardhësit e saj, gjatë mandateve të të cilëve LDP humbi shumicën parlamentare për shkak të skandaleve të korrupsionit dhe rritjes së shpenzimeve.

Kujtojmë se në vitin 2024, LDP humbi shumicën në të dy dhomat e parlamentit, ndërsa aleanca e saj dhjetëvjeçare me partinë Komeito u shpërbë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme