Bota 14 August 2025, 07:45 Nga VNA

Zelensky në Londër për takimin me Starmer, një ditë para samitit Trump–Putin

Ndaje në Whatsapp
Zelensky në Londër për takimin me Starmer, një ditë

Kryeministri britanik Keir Starmer pret sot paradite në Downing Street presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në një takim të profilit të lartë që synon të shfaqë unitetin e Europës para samitit të së premtes në Alaska mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Starmer deklaroi se ekziston një “mundësi reale” për arritjen e një armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës, por theksoi se ai duhet të jetë i qëndrueshëm dhe i shoqëruar me garanci sigurie. Ai rikujtoi se “integriteti territorial i Ukrainës duhet të mbrohet dhe kufijtë ndërkombëtarë nuk mund të ndryshohen me forcë”, duke nënvizuar se për këtë arsye është krijuar një “koalicion i të gatshmëve” – vende kryesisht europiane që kanë premtuar mbështetje ushtarake, madje edhe me trupa në terren, për të garantuar respektimin e çdo marrëveshjeje paqeje.

Takimi vjen pasi Zelensky dhe kancelari gjerman Friedrich Merz biseduan dje me Trump dhe liderë të tjerë europianë, duke kërkuar më shumë presion ndaj Putinit nëse nuk arrihet një marrëveshje. Trump ka paralajmëruar “pasoja shumë të rënda” për Rusinë nëse refuzon të ndalë luftën, por ka lënë të hapur mundësinë e “shkëmbimeve territoriale”, gjë që ka ngritur shqetësime në Kiev.

Ukraina ka përsëritur se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që i lë Rusisë territoret e pushtuara, përfshirë Krimenë, ndërsa Moska kërkon të mbajë kontrollin. Vizita e sotme e Zelensky-t shihet si një përpjekje e fundit diplomatike për të forcuar qëndrimin europian përpara negociatave Trump–Putin.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme