Bota 1 September 2025, 15:54 Nga VNA

Zbulim tronditës nga një libër i ri: Mbretëresha Camilla ka qenë viktimë e një tentative për sulm seksual në adoleshencë

Ndaje në Whatsapp
Zbulim tronditës nga një libër i ri: Mbretëresha Camilla ka

Mbretëresha Camilla ka qenë viktimë e një tentative për sulm seksual gjatë adoleshencës së saj dhe është mbrojtur duke përdorur thembrën e këpucës kundër agresorit. Ky zbulim bëhet i ditur në librin e ri të autorit Valentine Low, Power and the Palace, sipas së përditshmes britanike Sunday Times, e cila ka parë përmbajtjen e botimit.

Sipas rrëfimit, Camilla e ka ndarë këtë episod personal me ish-kryeministrin britanik Boris Johnson në periudhën kur ai ishte kryebashkiak i Londrës (2008–2016). Ish-shefi i komunikimit i Johnson, Guto Harri, kujton se gjatë një takimi në Clarence House në vitin 2008, Mbretëresha Camilla i kishte treguar Johnson-it për ngjarjen e ndodhur në rininë e saj.

Harri rrëfen se Camilla i kishte treguar Johnson-it se kur ishte rreth 16 ose 17 vjeç, gjatë një udhëtimi me tren drejt stacionit Paddington, një burrë kishte tentuar ta ngacmonte seksualisht. “Unë bëra atë që më kishte mësuar nëna. Hoqa këpucën dhe e godita fort me thembër,” i kishte thënë ajo Johnson-it.

Më tej, Camilla ishte treguar e vendosur edhe pas mbërritjes në stacion. Ajo kishte gjetur një punonjës të trenit në uniformë, i kishte shpjeguar ngjarjen dhe agresori u arrestua menjëherë.

Mbretëresha Camilla, sot 78 vjeç, prej kohësh është një zë i fuqishëm në mbështetje të viktimave të dhunës seksuale dhe dhunës në familje. Një nga nismat që ajo ka promovuar është dhurimi i çantave të saj personale për personat që kanë përjetuar sulme të tilla, një ide e kthyer tashmë në një trend mbështetës në vitet e fundit.

Ky zbulim i ri hedh dritë mbi një pjesë më pak të njohur të jetës së Mbretëreshës Camilla dhe tregon arsyet pse ajo ka zgjedhur të jetë një mbrojtëse e fortë e të drejtave të viktimave të dhunës.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme