Bota 20 November 2025, 09:38 Nga VNA

Zambrotta përballë dhimbjes së jetës, futbollisti kampion bote sot lufton thjesht për të ecur

Ndaje në Whatsapp

Zambrotta përballë dhimbjes së jetës, futbollisti kampion

Ka ditë kur trupi të vendos përballë të vërtetave të tij më të dhimbshme, pa mëshirë dhe pa asnjë rrugë shpëtimi. Ditë kur nuk mund t’i shmangesh dhimbjes, as kujtimeve që ajo zgjon. Ditë kur e vetmja zgjidhje është përballja, vetëm që të mund të vazhdosh jetën normalisht.

E tillë ishte edhe dita e djeshme për Gianluca Zambrotta-n. Ish-kampioni i botës me Italinë është detyruar t’i nënshtrohet sërish një operacioni, duke nisur një etapë të re, të gjatë dhe të lodhshme, një rrugëtim që tashmë nuk lidhet më me sportin, por me vetë mbijetesën fizike të trupit të tij.

Zambrotta përballë dhimbjes së jetës, futbollisti kampion

Prej kohësh Zambrotta ka folur hapur për dramën që po përjeton. Me një sinqeritet të rrallë ai ka treguar:

“Jam operuar tri herë te menisqet e brendshme. Nuk i kam më, as në të djathtën, as në të majtën. Këmbët më janë deformuar… Jam kthyer në një rast studimi. Mjekët më shikojnë dhe habiten se si arrij akoma të ec”.

Vitet kanë bërë të vetën. Mungesa e menisqeve, predispozita gjenetike dhe ndoshta sinjale që për shumë kohë janë injoruar, e kanë rënduar gjendjen. Tre apo katër specialistë që e kanë vizituar janë habitur njësoj dhe kanë pasur të njëjtin mendim, si ka mundur ai të luante futboll, të stërvitej, e madje të vazhdonte të shijonte padelin.

Zambrotta përballë dhimbjes së jetës, futbollisti kampion

Tani ka ardhur radha e ndërhyrjes më delikate: osteotomisë. Një proces i vështirë ku duhet prerë kocka, rregulluar boshti i këmbëve dhe vendosur pllaka metalike, gjithçka për të shtyrë sa më shumë momentin e protezës totale. Një zgjidhje e përkohshme, sepse fundi është i ditur: proteza nuk shmanget, është vetëm çështje vitesh.

Gianluca Zambrotta, një nga mbrojtësit më të njohur italianë, ka pasur një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në futbollin europian. Ai nisi rrugëtimin e tij profesional te Como në vitin 1994, për të vazhduar më pas te Bari ku tregoi talentin e tij dhe u bë një nga lojtarët më premtues të Serie A.

Në vitin 1999, Zambrotta iu bashkua Juventusit, ku fitoi disa tituj të Serie A dhe konsolidoi statusin e tij si një nga mbrojtësit më të respektuar. Pas gjashtë viteve në Torino, ai u transferua te Barcelona në Spanjë, duke fituar La Liga dhe Superkupën e Spanjës. Në 2008, u rikthye në Itali për të luajtur te Milan, ku vazhdoi të ishte pjesë kyçe e mbrojtjes. Karriera e tij përfundoi te klubi zviceran Chiasso në vitin 2013.

Përveç suksesit në klubet e ndryshme, Zambrotta ishte edhe pjesë e Kombëtares së Italisë, ku shënoi një nga kulmet e karrierës së tij duke fituar Kupën e Botës 2006.

Por një gjë tek ai nuk ka ndryshuar kurrë: forca. Zambrotta nuk është dorëzuar në kohët e lavdisë si futbollist dhe nuk po dorëzohet as sot përballë bisturisë. As nesër nuk do të dorëzohet. Ky operacion është thjesht një tjetër kapitull i luftës së tij së gjatë.

Zambrotta përballë dhimbjes së jetës, futbollisti kampion

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme