Bota 26 January 2026, 15:41 Nga VNA

Xi Jinping nis përjashtimin e gjeneralit më të fuqishëm të ushtrisë kineze

Ndaje në Whatsapp

Xi Jinping nis përjashtimin e gjeneralit më të fuqishëm

Gjenerali Zhang Youxia, një nga figurat më të forta të ushtrisë kineze dhe për vite me radhë njeriu më i besuar i Xi Jinping, është vënë nën hetim për shkelje të ligjit dhe disiplinës politike. Rënia e tij konsiderohet një nga goditjet më të mëdha në purgat e brendshme të liderit kinez, duke tronditur elitën ushtarake dhe politike të Pekinit.

Zhang, veteran lufte dhe zëvendëskryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, shihej si krahu i djathtë i Xi-së në reformimin e ushtrisë. Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, tha se gjatë një takimi në vitin 2024, gjenerali dukej i sigurt dhe fliste hapur, si dikush që nuk kishte frikë nga pasojat politike. Ai e quajti rrëzimin e tij “një ngjarje sizmike”, duke theksuar se fakti që Xi ka goditur një aleat kaq të vjetër ngre shumë pikëpyetje.

Media dhe analistët sugjerojnë se akuzat ndaj Zhang janë më shumë politike sesa thjesht korrupsion. Gazeta zyrtare e ushtrisë e akuzoi atë se kishte “minuar autoritetin e kryetarit të ushtrisë”, pra Xi Jinping, dhe se kishte dëmtuar udhëheqjen e Partisë mbi forcat e armatosura. Ndërkohë, raportime jozyrtare kanë hedhur edhe akuza për rrjedhje sekretesh bërthamore, të cilat mbeten të pakonfirmuara.

Zhang dhe Xi janë të dy “bij princash” (term kinez), bij revolucionarësh të epokës së Mao Ce Dunit, dhe Xi e kishte mbajtur gjeneralin në detyrë edhe pas moshës së pensionit. Nëse akuzat formalizohen, ai mund të përballet me një gjyq sekret ushtarak, ku dënimi konsiderohet pothuajse i sigurt.

Analistët paralajmërojnë se rënia e tij mund të ketë pasoja strategjike, pasi Zhang shihej si një nga komandantët më realistë për rreziqet e një konflikti me SHBA-në dhe Tajvanin. Goditja e tij tregon se në sistemin e Xi Jinping askush nuk është i paprekshëm dhe se lufta e brendshme për pushtet po hyn në një fazë edhe më të ashpër.

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme