Bota 13 March 2026, 20:14 Nga VNA

Wall Street Journal: Pentagoni dërgon 5000 marinsa dhe grup anijesh luftarake në Lindjen e Mesme

Ndaje në Whatsapp
Wall Street Journal: Pentagoni dërgon 5000 marinsa dhe grup anijesh

Pentagoni po dislokon një njësi ekspedite të marinsave amerikanë dhe anije të tjera luftarake në Lindjen e Mesme. Lajmi është raportuar nga Wall Street Journal, i cili citon burime të mbrojtjes amerikane.

Sipas raportimit, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka miratuar një kërkesë të Komandës Qendrore të SHBA-së për vendosjen e një grupi amfib reagimi të shpejtë së bashku me njësinë përkatëse të marinsave.

Kjo formacion ushtarak zakonisht përfshin disa anije luftarake dhe rreth 5 mijë marinsa, të gatshëm për operacione të shpejta në rajon. Dislokimi vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ndërsa konflikti mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit vijon të përshkallëzohet.

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme