Bota 23 August 2025, 16:12 Nga VNA

Vuçiç orkestron tubime në 80 qytete të Serbisë për të kundërshtuar protestat qytetare dhe për të forcuar imazhin e partisë së tij në pushtet

Ndaje në Whatsapp
Vuçiç orkestron tubime në 80 qytete të Serbisë

Nga sot në orën 18:30, në mbi 80 qytete dhe komuna të Serbisë janë thirrur tubime të organizuara nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet, të cilat prezantohen si nisma të “qytetarëve që kundërshtojnë bllokadat”. Përmes rrjeteve sociale dhe mediave pranë qeverisë, është bërë thirrje masive për pjesëmarrje, duke tentuar të krijohet përshtypja e një reagimi spontan ndaj muajve të protestave të opozitës.

Mediat proqeveritare si Politika dhe Informer raportojnë për mobilizim në pothuajse çdo komunë, duke e paraqitur këtë si përgjigje ndaj protestave që prej muajsh kanë denoncuar korrupsionin, autoritarizmin dhe abuzimet e pushtetit. Ndërkohë, portali 021 thekson se tubimet janë mbajtur në të gjitha qeveritë lokale të Vojvodinës, përveç Novi Sadit, duke kujtuar se edhe ngjarjet e mëparshme, më 20 gusht, u organizuan nga një OJQ e lidhur ngushtë me qeverinë.

Presidenti Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se tubimet nuk janë kundër protestave, por kundër bllokadave, duke shmangur çdo përgjegjësi mbi krizën politike që, sipas analistëve, është shkaktuar nga vetë qeveria. Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç raportoi për rreth 33 mijë pjesëmarrës, por shifrat e policisë janë kritikuar si të manipuluara për të përforcuar imazhin e SNS.

Analistët vendas e shohin këtë mobilizim si një tentativë të pushtetit për të zbehur ndikimin e protestave autentike qytetare, të cilat prej muajsh po kërkojnë transparencë, demokraci dhe llogaridhënie. Sipas tyre, mobilizimi masiv i kontrolluar nga qeveria synon të përplasë një “protestë të fabrikuar” me atë të vërtetën, duke thelluar ndasitë politike në vend.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme