Bota 12 February 2026, 21:07 Nga VNA

Vrau nënën dhe e varrosi pranë një pylli për t’i marrë pensionin, zbardhet dëshmia e 58-vjeçarit në Itali

Ndaje në Whatsapp
Vrau nënën dhe e varrosi pranë një pylli për t’i

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një 58-vjeçar është arrestuar nga autoritetet me dyshimin se ka vrarë nënën e tij 86-vjeçare dhe më pas ka fshehur trupin e saj.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në zonën pranë Palazzina di Caccia, në Torino, ku trupi i të moshuarës u gjet i varrosur në një pyll. 86-vjeçarja ishte shpallur e zhdukur prej rreth një muaji. Denoncimi për zhdukjen e saj u bë nga një e njohur, e cila kishte humbur kontaktet me të dhe u alarmua nga mungesa e komunikimit.

Pas nisjes së hetimeve, policia italiane mori në pyetje djalin e saj, i cili fillimisht deklaroi se e ëma kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrale dhe se ai e kishte varrosur trupin. Megjithatë, gjatë marrjes në pyetje, 58-vjeçari ndryshoi dëshminë dhe pranoi se e kishte vrarë të ëmën.

Sipas deklarimeve të tij, motivi i krimit lidhej me frikën se do të humbiste pensionin e së moshuarës, i cili, sipas tij, përbënte burimin e vetëm të të ardhurave.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes, ndërsa autopsia pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes së 86-vjeçares.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme