Bota 11 September 2025, 18:49 Nga VNA

Vrasja e aktivistit të njohur në SHBA, FBI publikon fotot e para të personit të dyshuar

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e aktivistit të njohur në SHBA, FBI publikon fotot e para

Autoritetet amerikane kanë publikuar fotografitë e para të një personi që dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e aktivistit të njohur konservator, Charlie Kirk, ngjarje që tronditi opinionin publik në Shtetet e Bashkuara. FBI-ja në Salt Lake City njoftoi zyrtarisht se po kërkon ndihmën e publikut për identifikimin e individit të kapur nga kamerat e sigurisë, i cili besohet të ketë lidhje me atentatin që i mori jetën Kirk-ut një ditë më parë.

“Forcat e rendit kanë publikuar imazhet e para të një individi që dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Charlie Kirk. Ne po kërkojmë bashkëpunimin e publikut për të mundësuar identifikimin dhe kapjen e tij sa më shpejt të jetë e mundur,” – thuhet në njoftimin e FBI-së.

Hetuesit federalë theksojnë se individi i publikuar në foto është një nga personat kyç në fokus të hetimeve. Aktualisht po verifikohet nëse ai ka vepruar i vetëm apo në bashkëpunim me persona të tjerë.

Charlie Kirk, një figurë e njohur e krahut konservator amerikan dhe themelues i organizatës Turning Point USA, u vra dje në rrethana ende të paqarta, duke shkaktuar reagime të shumta në skenën politike dhe shoqërore të vendit. Përveç reagimeve nga mbështetësit e tij, ngjarja ka ngritur shqetësime të thella mbi sigurinë e figurave publike dhe rritjen e tensioneve politike në SHBA.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme