Bota 17 February 2026, 13:58 Nga VNA

Vijojnë tensionet SHBA-Iran, Khamenei: Armët tona i fundosin anijet luftarake në fund të detit

Ndaje në Whatsapp

Vijojnë tensionet SHBA-Iran, Khamenei: Armët tona i fundosin anijet

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei tha sot në lidhje me vendosjen e një aeroplanmbajtëseje amerikane në brigjet e vendit të tij se “më e rrezikshme se një anije luftarake është arma që mund ta dërgojë atë në fund të detit”.

Khamenei, duke folur nën një pankartë ku shkruhej “Kushdo që ju sulmon, përgjigjuni me të njëjtën mënyrë “, tha se presidenti i SHBA flet për ushtrinë amerikane si më të fortën në botë, por ajo mund të goditet fort sa nuk mund të ngrihet më.

“Ai thotë se ushtria jonë është më e forta në botë. Ushtria më e fortë në botë ndonjëherë mund të goditet aq fort sa nuk mund të ngrihet më. As Republikën Islamike nuk do të jeni në gjendje ta shkatërroni.”, u shpreh ai.

Komentet e Khameneit vijnë ndërsa bisedimet vendimtare midis Teheranit dhe Uashingtonit për të zgjidhur një mosmarrëveshje të gjatë mbi programin bërthamor të Iranit fillojnë sot, me pak shenja të një kompromisi.

Të dërguarit e SHBA-së, Steve Ëitkoff dhe Jared Kushner, do të marrin pjesë në negociata, të cilat po ndërmjetësohen nga Omani, tha një burim i njohur me çështjen për Reuters, së bashku me Ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghchi.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme