Bota 16 December 2025, 18:12 Nga VNA

Video/ Rrëzohet avioni në Meksikë, vriten 10 persona, mes tyre 3 fëmijë

Ndaje në Whatsapp

Video/ Rrëzohet avioni në Meksikë, vriten 10 persona, mes tyre 3

Ky është momenti kur një avion privat tip “Cessna Citation” u rrëzua në një zonë industriale pranë aeroportit Toluca në Meksikë, duke shkaktuar vdekjen e 10 personave që ndodheshin në bord. Mes viktimave janë tre fëmijë të mitur, pjesë e së njëjtës familje, si dhe dy pilotë dhe pesë pasagjerë.

Avioni kishte nisur fluturimin nga Acapulco dhe u përplas rreth orës 12:30, në përpjekje për të kryer një ulje emergjente. Sipas autoriteteve, avioni tentoi të ulej në një fushë futbolli pranë një zone lojërash për fëmijë, por përfundoi duke goditur një depo industriale.

 

Video

Vijon protesta para Kryeministrisë

Një grup protestuesish kanë tentuar të zhvendosin protestën e tyre drejt hyrjes anësore të Kryeministrisë, e cila përdoret nga kryeministri Edi Rama. Por efektivët e forcave Shqiponja kanë ndërhyrë, duke mos lejuar grumbullimin e tyre në këtë pjesë të godinës dhe duke i zhvendosur drejt hyrjes kryesore të Kryeministrisë.

Toni Gogu pranon takimin me Veliajn por mohon ultimatumin e Ramës. Kush e provon çfarë u tha në burg?

Policia kanë shoqëruar disa qytetarë që po kalonin pranë zonës ku po zhvillohet protesta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Qytetarët janë ndaluar teksa po ecnin në trotuar, pa u evidentuar ndonjë incident në momentin e ndërhyrjes. Ende nuk dihen arsyet e shoqërimit të qytetarëve dhe nëse ndaj tyre ka pasur ndonjë dyshim për shkelje të ligjit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme