Bota 2 October 2025, 19:47 Nga VNA

Vendimi zyrtar i FIFA-s: Izraeli nuk përjashtohet nga kompeticionet ndërkombëtare

Ndaje në Whatsapp
Vendimi zyrtar i FIFA-s: Izraeli nuk përjashtohet nga kompeticionet

Pavarësisht presionit në rritje për përjashtimin e Izraelit nga kompeticionet sportive për shkak të luftës në Gaza, FIFA dhe UEFA kanë marrë vendimin për ta lejuar Kombëtaren dhe klubet izraelite të vazhdojnë pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, deklaroi të enjten se organizata botërore e futbollit nuk mund të zgjidhë çështjet politike, por ka për detyrë të promovojë paqen dhe unitetin.

“Theksojmë rëndësinë e paqes dhe unitetit, veçanërisht në kontekstin e situatës së vazhdueshme në Gaza”, thuhet në komunikatën e FIFA-s, e cila nuk e përmend drejtpërdrejt Izraelin.

Aktualisht, Izraeli vijon të marrë pjesë në kualifikueset e Kupës së Botës, ndërsa Maccabi Tel Aviv është aktive në UEFA Europa League.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme