Bota 3 March 2026, 08:10 Nga VNA

Vdes Benedetto “Nitto” Santapaola, kreu i mafias së Katanias – 33 vite në burg pa thyer heshtjen

Ndaje në Whatsapp
Vdes Benedetto “Nitto” Santapaola, kreu i mafias së Katanias

Benedetto Santapaola, i njohur si “Nitto”, një nga figurat historike të mafias së Katanias, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare. Ai ndodhej prej majit 1993 nën regjimin e ashpër të izolimit 41-bis dhe ishte i burgosur në burgun e Operas. Ditët e fundit i kaloi në repartin penitenciar të spitalit San Paolo në Milano, ku ishte transferuar nga qelia.

Prej 33 vitesh në burg, Santapaola nuk foli asnjëherë për sekretet që mbante: për perandorinë e tij ekonomike dhe, mbi të gjitha, për lidhjet me figura të pushtetshme e të “paprekshme” në Katania dhe në gjithë Sicilinë. I dënuar me 18 burgime të përjetshme, ai vazhdoi të paraqitej si “viktimë e të penduarve”, siç deklaroi dikur në një proces gjyqësor.

I njohur si “gjuetari”, në vitet ’70 dhe ’80 ishte njëkohësisht i përgjakshëm dhe sipërmarrës i suksesshëm. Në vitin 1978, zyrtarisht ishte pronar i një autosalloni të njohur në Katania, ku në inaugurim morën pjesë figura të larta të qytetit, përfshirë prefektin, kryepolicin dhe arqipeshkvin. Në realitet, ai kishte krijuar tashmë lidhje me korleonezët, që do të merrnin kontrollin e Cosa Nostra-s.

Gazetari Giuseppe Fava ishte ndër të parët që denoncoi publikisht lidhjet dhe sistemin e pushtetit që rrotullohej rreth Santapaolës. Ai u vra në vitin 1984, një atentat i porositur nga vetë bosi, sipas hetimeve.

Santapaola u dënua si një nga urdhëruesit e masakrës së Kapacit dhe asaj të Via D’Amelio. Ai kishte kërkuar nga Totò Riina vrasjen e rivalit Alfio Ferlito; në atentatin e 16 qershorit 1982 u vranë edhe tre karabinierë dhe një shofer i ri që po e transportonin të burgosurin.

Pas 11 vitesh në arrati, ai u arrestua në vitin 1993 në një fermë pranë Katanias. Që prej asaj dite zgjodhi heshtjen, pa bashkëpunuar kurrë me drejtësinë. Edhe pas burgosjes, rrjeti i tij familjar dhe ekonomik në Katania vijoi të ishte aktiv, sipas hetimeve të antimafias.

“Sekretet e atij sistemi pushteti, të përkryer dhe të turpshëm, Santapaola i mori me vete në varr”, ka deklaruar Claudio Fava, djali i gazetarit të vrarë.

Hetimet mbi lidhjet dhe ndikimin e tij vazhdojnë ende nga prokuroria antimafia e Katanias.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme