Bota 24 March 2026, 16:17 Nga VNA

Vance kritikon Izraelin: Mjaft me dhunën e kolonëve në Bregun Perëndimor

Ndaje në Whatsapp

Vance kritikon Izraelin: Mjaft me dhunën e kolonëve në Bregun

Administrata amerikane është gjithnjë e më e irrituar nga dhuna në rritje e kolonëve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor. Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance ka ndërhyrë për këtë çështje duke kritikuar shtetin hebre.

Janë vetë mediat izraelite që e kanë bërë me dije këtë lajm. Sipas raportimeve, disa mesazhe janë dërguar nga Uashingtoni në qeverinë izraelite gjatë javës së kaluar. Vance e telefonoi personalisht kryeministrin Benjamin Netanyahu, dhe sipas mediave izraelite, toni u nxeh gjatë bisedës.

 SHBA-të nuk e besojnë versionin izraelit se ushtria dhe policia po e zbatojnë në mënyrë efektive ligjin, as se incidentet provokohen gjithmonë nga agjitatorët e krahut të majtë.

 “Është e papranueshme, thekson Vance, që një ushtri që arrin të godasë një objektiv me një raketë nga një dritare nuk është në gjendje të ndalojë kolonët e armatosur”.

Vance thuhet se i kërkoi Ministrit të Mbrojtjes Israel Katz të ndërhyjë me forcë dhe t'i udhëzojë ushtrinë të arrestojë ata që ushtrojnë dhunë.

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme