Bota 7 August 2025, 20:16 Nga VNA

Ushtria izraelite thirrje qytetarëve të vet: Largohuni menjëherë nga dy lagje të qytetit të vjetër të Gazës

Ndaje në Whatsapp
Ushtria izraelite thirrje qytetarëve të vet: Largohuni

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Avichay Adraee, u ka bërë thirrje banorëve palestinezë të lagjeve al-Daraj dhe al-Tuffah në qytetin e vjetër të Gazës që të evakuohen menjëherë.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetin X, Adraee tha se “Forcat e Mbrojtjes së Izraelit po vazhdojnë operacionet në zonat ku zhvillohen aktivitete terroriste dhe lëshohen raketa drejt Izraelit”.

Banorëve u rekomandohet të zhvendosen në qytetin bregdetar al-Mawasi, të shpallur nga Izraeli si “zonë e sigurt”. Aktualisht, në këtë zonë janë strehuar rreth 500 mijë palestinezë, në kushte tejet të vështira dhe të mbipopulluara.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme