Bota 25 December 2025, 10:00 Nga VNA

Urimi i Donald Trump për Krishtlindje: Gëzuar të gjithëve, edhe për fundërrinën e së majtës radikale

Ndaje në Whatsapp

Urimi i Donald Trump për Krishtlindje: Gëzuar të gjithëve,

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka uruar Krishtlindje të Gëzuara për të gjithë, “përfshirë edhe fundërrinën e së majtës radikale”, duke iu referuar kundërshtarëve të tij demokratë.

“Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve, përfshirë edhe fundërrinën e së majtës radikale, të cilët po bëjnë çmos për të shkatërruar vendin tonë, por po dështojnë keqas”, shkruan presidenti amerikan në  rrjetet sociale.

“Tarifat na kanë sjellë triliona dollarë në rritje dhe prosperitet, si dhe sigurinë kombëtare më të fortë që kemi pasur ndonjëherë. Ne jemi të respektuar përsëri, ndoshta si kurrë më parë. Zoti e bekoftë Amerikën!”, e mbyll ai postimin, jo fort të zakontë në këto festa.

Video

Dita e 21-të e protestës, studentët bëjnë thirrje për bojkot.

Kur protestës i del pronari.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme