Bota 2 August 2025, 14:38 Nga VNA

UNICEF publikon shifrat alarmante: Mbi 18 mijë fëmijë janë vrarë në Gaza. Një klasë me nxënës zhduket çdo ditë

Ndaje në Whatsapp
UNICEF publikon shifrat alarmante: Mbi 18 mijë fëmijë janë

Situata humanitare në Rripin e Gazës ka hyrë në një fazë të re dhe alarmante.

Sipas UNICEF-it, që nga fillimi i konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit, mbi 18,000 fëmijë janë vrarë, një shifër tronditëse që përkthehet në mesatarisht 28 fëmijë në ditë – “ekuivalenti i një klase shkollore që nuk ekziston më”.

Alarmin e ka ngritur Zëvendës Drejtori Ekzekutiv i UNICEF-it, Ted Chaiban, i cili sapo është kthyer nga një mision pesëditor në Izrael, Gaza, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor. Deklaratat e tij e përshkruajnë një realitet rrëqethës në territorin palestinez, ku tashmë nuk flitet më vetëm për viktima, por edhe për rrezikun e një urije masive që kërcënon mijëra fëmijë.

“Gaza tani është në rrezik serioz nga uria. Situata është përkeqësuar ndjeshëm. Kemi dy tregues që kanë tejkaluar pragun e urisë”, deklaroi Chaiban.

Sipas të dhënave të fundit:

Një në tre persona në Gaza kalon ditë pa ushqim, ndërsa kequshqyerja akute ka arritur në 16.5%, duke tejkaluar kufirin e vendosur për shpalljen e një urie zyrtare.

UNICEF njofton se mbi 320,000 fëmijë janë aktualisht në rrezik nga kequshqyerja akute, e cila mund të ketë pasoja të pakthyeshme për shëndetin dhe zhvillimin e tyre, nëse nuk merren masa urgjente.

“Fëmijët në Gaza po vdesin jo vetëm nga bombardimet, por edhe nga uria. Është një katastrofë në zhvillim e sipër, që po ndodh para syve tanë,” tha zyrtari i lartë i UNICEF-it, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndërhyrje të menjëhershme humanitare.

Apeli i UNICEF vjen në një kohë kur aksesi në ndihma humanitare në Gaza vazhdon të jetë i kufizuar, ndërsa strukturat spitalore janë në kolaps, uji i pastër mungon dhe të mbijetuarit përballen me kushte çnjerëzore jetese.

Kjo nuk është më një situatë e zakonshme lufte – është një krizë humanitare me përmasa të pashembullta, ku viktima të padukshme janë fëmijët. Dhe bota, sipas UNICEF-it, nuk mund të qëndrojë më indiferente.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme