Bota 27 September 2025, 16:40 Nga VNA

Ukraina, marrëveshje 90 miliardë dollarëshe për blerjen e armëve nga SHBA

Ndaje në Whatsapp
Ukraina, marrëveshje  90 miliardë dollarëshe për blerjen e

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se vendi i tij i ka dorëzuar të gjitha kërkesat zyrtare për transferime armësh Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, si pjesë e një marrëveshjeje të gjerë dypalëshe me vlerë prej 90 miliardë dollarësh.

“Në lidhje me atë që Ukraina kërkon nga SHBA-të – ne i kemi dorëzuar të gjitha këto Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me detaje dhe ilustrime të qarta të asaj që nevojitet. E gjithë kjo është parashikuar në marrëveshjen tonë të madhe prej 90 miliardë dollarësh,” deklaroi Zelensky gjatë një konference për shtyp në Kiev.

Sipas Presidentit ukrainas, lista e kërkesave përfshin armë të sofistikuara, sisteme mbrojtëse dhe pajisje të tjera ushtarake, ndërsa dokumentacioni i paraqitur përmban “detaje të plota dhe ilustrime të qarta” mbi nevojat e ushtrisë ukrainase.

Zelensky shtoi gjithashtu se Ukraina është e hapur për të negociuar marrëveshje të veçanta, që përfshijnë kategori të ndryshme armësh, përfshirë edhe ato më të avancuara.

“Ne jemi të gatshëm për marrëveshje të veçanta për lloje të ndryshme armësh, duke përfshirë edhe ato me rreze të gjatë veprimi,” theksoi ai.

Kjo marrëveshje vjen në një moment kyç për sigurinë rajonale dhe partneritetin strategjik mes Kievit dhe Uashingtonit, ndërsa Ukraina vijon të përballet me agresionin rus dhe përpiqet të forcojë kapacitetet e saj mbrojtëse.

Për momentin, Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë një koment zyrtar mbi kërkesat e dorëzuara nga Ukraina apo përmbajtjen e marrëveshjes së re.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme