Bota 7 September 2025, 17:45 Nga VNA

Uashington ‘në këmbë’ kundër Trump: “Jemi në mëshirën e një diktatori!”

Ndaje në Whatsapp
Uashington ‘në këmbë’ kundër Trump: “Jemi

Mijëra protestues marshuan në Washington, në një nga demonstratat më të mëdha kundër vendimit të Presidentit Donald Trump për të marrë nën kontroll policinë e kryeqytetit.
Protesta, e quajtur “We Are All D.C.”, u organizua nga aktivistë vendorë dhe ACLU (Bashkimi Amerikan për Liritë Civile). Me një pankartë të madhe të kuqe me mbishkrimin “END THE D.C. OCCUPATION” (“Jepi fund okupimit të Washington-it”), protestuesit përshkuan më shumë se 3 km nga Meridian Hill Park deri te Freedom Plaza, pranë Shtëpisë së Bardhë. Trump ka nisur atë që ai e quan luftë ndaj krimit dhe pasigurisë, por autoritetet vendore theksojnë se niveli i krimit të dhunshëm është më i ulët se në mandatin e tij të parë. Prania e ushtarëve të armatosur ka ndezur zemërimin e banorëve.

Ish-diplomati amerikan Mark Fitzpatrick ka deklaruar për Associated Press se situata po trajtohet në mënyrë “autoritariste” dhe se për qytetarët e Washington, të cilët nuk kanë përfaqësim në Kongres, kjo përbën një tjetër padrejtësi:

“Jemi në mëshirën e një diktatori, të një diktatori në tentativë!”
Teksa ka shpërthyer protesta, Trump ka vijuar me kërcënimet e tij për të dërguar trupa federale edhe në Chicago, duke e krahasuar qytetin me “zonë lufte”. Por të dhënat zyrtare tregojnë të kundërtën: në gjashtëmujorin e parë të vitit, dhuna e armatosur ka rënë ndjeshëm; të shtënat me armë u ulën me 37%, vrasjet me 32% dhe krimi i dhunshëm me mbi 22%.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme