Bota 15 August 2025, 18:00 Nga VNA

Turqi: Arrestohet kryetari i një bashkie opozitare dhe 40 zyrtarë – rriten shqetësimet për fushatë politike kundër CHP-së

Ndaje në Whatsapp
Turqi: Arrestohet kryetari i një bashkie opozitare dhe 40 zyrtarë

Autoritetet turke kanë arrestuar kryetarin e bashkisë së Beyoglu-t në Stamboll, Inan Guney, së bashku me rreth 40 zyrtarë të tjerë lokalë, në kuadër të një hetimi për korrupsion. Mediat raportojnë se mes të ndaluarve janë edhe këshilltarë dhe truproja e tij.

Guney është pjesë e Partisë Popullore Republikane (CHP), partia më e madhe opozitare në vend. Arrestimi i tij vjen pas një sërë veprimesh të ngjashme ndaj drejtuesve të tjerë të kësaj partie, përfshirë edhe kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili u arrestua në mars dhe shihet si kundërshtari kryesor i presidentit Erdogan për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

Valët e arrestimeve kanë ngritur dyshime mes komunitetit ndërkombëtar për përdorimin e drejtësisë si mjet presioni politik ndaj opozitës në Turqi.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme