Bota 14 October 2025, 17:01 Nga VNA

Trupat e parë palestinezë të vrarë gjatë luftës kthehen në Gaza, Izraeli mban ende qindra të tjerë

Ndaje në Whatsapp
Trupat e parë palestinezë të vrarë gjatë luftës

Autoritetet shëndetësore në Rripin e Gazës njoftuan sot për agjencinë Reuters se trupat e parë të palestinezëve të vrarë gjatë konfliktit janë kthyer në territorin palestinez, pasi janë liruar nga Izraeli.

Megjithatë, Izraeli vazhdon të mbajë qindra trupa palestinezësh të vrarë që nga 7 tetori 2023, përfshirë edhe luftëtarë që morën pjesë në sulmin dhe përleshjet pasuese. Nga ana tjetër, Hamasi ka liruar deri tani 20 pengje të gjallë dhe ka dorëzuar trupat e katër të tjerëve në Izrael.

Si reagim ndaj mosdorëzimit të trupave të të gjithë pengjeve që mbahen ende në Gaza, Izraeli ka njoftuar se nuk do të hapë kalimin e Rafahut nesër, siç ishte parashikuar në marrëveshjen për armëpushim, sipas tre zyrtarëve izraelitë të kontaktuar nga Reuters.

Po ashtu, Izraeli do të kufizojë ndihmën humanitare që hyn në Rripin e Gazës si pjesë e masave ndëshkuese ndaj Hamasit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme