Bota 21 February 2026, 18:53 Nga VNA

Trupat e Kosovës dhe Shqipërisë në Gaza, vendet ku mund të dislokohen

Ndaje në Whatsapp

Trupat e Kosovës dhe Shqipërisë në Gaza, vendet ku mund

Pesë vende janë zotuar të dërgojnë trupa në Gaza në kuadrin e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese të propozuar në takimin e parë të Bordit të Paqes në Ëashington DC, nismë kjo e presidentit amerikan Donald Trump.

Vendet që u angazhuan të nisin trupa në terren janë Indonezia, Maroku, Kazakistani, Shqipëria dhe Kosova. E ndërsa nuk ka ende një konfirmim zyrtar mbi mënyrën sesi do të bëhet shpërndarja e trupave, në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një hartë e cila tregon se forcat nga Shqipëria mund të vendosen në zonën e Deir al-Balah, ndërsa ato të Kosovës në veriun e Rripit të Gazës.

Egjipti dhe Jordania do ta mbështesin misionin përmes trajnimit të oficerëve palestinezë të policisë. Forca do të drejtohet nga gjenerali amerikan Jasper Jeffers. Ai u caktua koamandant i misionit stabilizues në Gaza, që e ka marre tashme bekimin e Bordit të Trumpit. Pozicioni i zëvendëskomandantit iu besua Indonezisë, cka u konfirmua edhe nga gjenerali Jeffers.

Besohet se fillimisht, forca stabilizuese mund të ketë deri në 20 mijë anëtarë. Donald Trump ka shprehur vazhdimisht optimizëm për nismën. Perpara takimit ne Ëashington, ai pati pohuar për gazetarët në Air Force One se “udhëheqësit më të mëdhenj në botë” po i bashkoheshin Bordit të Paqes, të cilin fillimisht e paraqiti si një organ për të mbikëqyrur përpjekjet e paqes në Gaza, përpara se ta zgjeronte në mënyrë drastike fushëveprimin e tij në një organ në stilin e OKB-së, që synon të zgjidhë konfliktet e mëdha botërore.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme