Bota 16 September 2025, 19:59 Nga VNA

Trump- Zelensky tjetër takim në SHBA

Ndaje në Whatsapp
Trump- Zelensky tjetër takim në SHBA

Presidentët e SHBA-së dhe Ukrainës, Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky, mund të takohen javën e ardhshme në Nju Jork gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Trump po përpiqet të nxisë bisedime të drejtpërdrejta midis Zelensky-t dhe Putinit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por Kremlini i ka refuzuar këto përpjekje dhe nuk ka pranuar të takohet me presidentin ukrainas në vende të treta.

Zelensky shprehet i gatshëm për një takim me Putinin dhe janë diskutuar disa vende neutrale si mundësi, por mandati i arrestit për Putinin nga Gjykata. 

Ndërkombëtare Penale e vështirëson organizimin e një takimi. Disa shtete, si Zvicra dhe Austria, kanë shprehur gatishmëri për të mos e arrestuar Putinin nëse një takim i tillë mund të sjellë paqe.

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme