Bota 30 September 2025, 16:07 Nga VNA

Trump vendos afat për Hamasin: 3-4 ditë për të pranuar “Planin e Paqes”

Ndaje në Whatsapp
Trump vendos afat për Hamasin: 3-4 ditë për të pranuar

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dhënë Hamasit një afat prej “tre deri në katër ditë” për t’u përgjigjur ndaj planit të tij të paqes me 20 pika për Gazën. “Do të jetë një fund shumë i trishtë” nëse Hamas e refuzon marrëveshjen, tha Trump për gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë.

Plani përfshin ndalimin e luftimeve, kthimin e pengjeve izraelite dhe krijimin e një “Bordi të Paqes” ndërkombëtar për administrimin e Gazës, ku do të bënte pjesë edhe ish-kryeministri britanik Tony Blair. Sipas një reagimi nga ministria e Jashtme e Katarit, Hamasi po e shqyrton me “përgjegjshmëri” propozimin e Shtëpisë së Bardhë.

Dokumenti parashikon gjithashtu një “rrugë të besueshme drejt vetëvendosjes dhe shtetësisë palestineze” nëse plotësohen kushtet, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka theksuar se Izraeli do ta “kundërshtojë me forcë” këtë ide.

Trump – i cili shpalli planin përkrah Netanyahut – paralajmëroi se nëse Hamasi nuk e pranon, i jep Izraelit “mbështetje të plotë për të bërë atë që duhet bërë”.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme