Bota 15 September 2025, 08:30 Nga VNA

Trump: Urrejtja midis Putinit dhe Zelenskyt është e paimagjinueshme

Ndaje në Whatsapp
Trump: Urrejtja midis Putinit dhe Zelenskyt është e paimagjinueshme

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se urrejtja midis presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky është “e paimagjinueshme” dhe se ata “mezi flasin me njëri-tjetrin”.

Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump komentoi mbi mundësinë e një takimi apo samiti mes liderëve të dy vendeve në luftë, duke thënë:
“Nëse e quani një samit apo thjesht një takim, nuk ka rëndësi, por ndoshta do të duhet t’i bind, sepse ata e urrejnë njëri-tjetrin aq shumë sa mezi flasin.”

Ai theksoi se mungesa e komunikimit midis Putin dhe Zelensky është një nga pengesat kryesore për përparimin drejt paqes në rajon.

Ata nuk janë në gjendje të flasin me njëri-tjetrin,” u shpreh Trump, duke nënkuptuar se roli i tij si ndërmjetësues mund të jetë i nevojshëm për të thyer ngërçin diplomatik.

Deklaratat e Trump vijnë në një kohë kur përpjekjet për një zgjidhje diplomatike të konfliktit Rusi-Ukrainë vazhdojnë të dështojnë, ndërsa luftimet në lindje të Ukrainës vazhdojnë pa ndërprerje.

 

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme