Bota 20 February 2026, 14:52 Nga VNA

Trump urdhëron hapjen e dosjeve për UFO-t: Obama nxori të dhëna konfidenciale

Ndaje në Whatsapp
Trump urdhëron hapjen e dosjeve për UFO-t: Obama nxori të

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do t’i kërkojë agjencive federale amerikane, përfshirë këtu Departamentin e Mbrojtjes, që të nisin “procesin e identifikimit dhe publikimit” të dosjeve qeveritare të cilat lidhen me jetën jashtëtokësore.

Trump e bëri njoftimin përmes platformës së tij Truth Social, pasi kishte akuzuar më parë ish-presidentin Barack Obama për nxjerrjen e informacioneve të klasifikuara, duke iu referuar podcastit të javës së kaluar ku paraardhësi i tij qe shprehur se “alienët ekzistojnë”.

“Ai nuk duhet ta bënte. Ish-presidenti ka bërë një gabim të madh”.

I pyetur nëse edhe ai vetë beson në ekzistencën e alienëve, Trump u përgjigj: “Nuk e di nëse janë realë apo jo”. Obama kishte pohuar për podkasterin Brian Tyler Cohen në një intervistë të publikuar të shtunën se mendon se alienët ekzistojnë.

“Ata janë realë, por unë nuk i kam parë dhe nuk mbahen në Zonën 51,” u shpreh ai me tone ironike, duke shtuar se “nuk ka ndonjë strukturë nëntokësore, përveç nëse ekziston një komplot i madh i cili t`i jetë mbajtur i fshehtë presidentit të Shteteve të Bashkuara.”

Ka pasur një rritje të ndjeshme të interesit publik për UFO-t në SHBA këto vitet e fundit, e nxitur sidomos në 2017-tën  nga raportimet mbi një program sekret të Pentagonit që hetonte dëshmitë e pilotëve dhe anëtarëve të tjerë të ushtrisë amerikane, të cilët pretendonin se kishin parë objekte të çuditshme në ajër.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme