Bota 15 September 2025, 21:58 Nga VNA

Trump: Takimi Putin–Zelensky i vështirë për shkak të “urrejtjes mes tyre”, por unë do të ndërhyj për t’i bashkuar

Ndaje në Whatsapp
Trump: Takimi Putin–Zelensky i vështirë për shkak të

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky është i mundur, por “shumë i vështirë” për t’u realizuar, pasi sipas tij, “ata e urrejnë njëri-tjetrin”.

Duke folur të dielën para gazetarëve gjatë një vizite në memorialin e aktivistit të vrarë Charlie Kirk, Trump u shpreh se do të ishte i gatshëm të “ndërhynte” për të afruar dy udhëheqësit dhe se mund të fliste veçmas me secilin prej tyre. “Do ta zgjidhim në një mënyrë ose në një tjetër. Kështu që do të duhet të përfshihem”, tha presidenti amerikan. Ai kujtoi gjithashtu se muajin e kaluar ishte takuar me Putinin në një samit të zhvilluar në Alaska, pas të cilit premtoi se do të përgatiste terrenin për një takim mes liderit rus dhe atij ukrainas. Trump theksoi se tensionet mes dy vendeve janë shumë të thella. “Urrejtja mes Putinit dhe Zelenskyt është e paimagjinueshme”, tha ai, duke shtuar se mendonte se konflikti në Ukrainë do të ishte “i lehtë për t’u zgjidhur”, por që në realitet është treguar më i ndërlikuar. Presidenti amerikan pretendoi gjithashtu se gjatë mandatit të tij ka “ndaluar shtatë luftëra”.

Nga ana tjetër, ndonëse nuk është konfirmuar asnjë takim i afërt mes Putinit dhe Zelenskyt, Trump la të kuptohej se bisedimet mund të zhvillohen “relativisht shpejt”, pa dhënë detaje mbi formatin apo vendin e mundshëm. Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar më herët se është “gati në parim” të takohet me homologun ukrainas, duke sugjeruar që Zelensky mund të udhëtojë në Moskë për negociata. Megjithatë, Kievi e ka hedhur poshtë këtë ide, duke theksuar se nuk do të pranojë “propozime qëllimisht të papranueshme”. Putin ka nënvizuar gjithashtu se arritja e marrëveshjeve mbi çështjet kryesore mes dy vendeve do të ishte “praktikisht e pamundur”, duke përmendur jo vetëm vullnetin politik, por edhe “vështirësitë ligjore dhe teknike” që lidhen me mosmarrëveshjet territoriale.

Kështu, ndërsa perspektiva e një takimi mes dy liderëve mbetet e pasigurt, roli i Trump-it si ndërmjetës është vendosur sërish në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme