Bota 23 September 2025, 16:40 Nga VNA

Trump shpall “epokën e artë të Amerikës” në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Ndaje në Whatsapp
Trump shpall “epokën e artë të Amerikës” në

Presidenti amerikan Donald Trump mbajti një fjalim të gjatë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku u ndal tek arritjet që, sipas tij, kanë shënuar mandatin e dytë presidencial. Ai e nisi fjalën duke sulmuar administratën pararendëse, të cilën e akuzoi për një “sërë katastrofash”, ndërsa deklaroi se tetë muaj nga nisja e mandatit të dytë, SHBA është “vendi më i nxehtë në botë”. “Kjo është epoka e artë e Amerikës,” u shpreh Trump.

Në qendër të fjalimit, ai pretendoi se ka ndërmjetësuar fundin e shtatë luftërave që konsideroheshin të “pa­përfundueshme”: konfliktet mes Kamboxhias dhe Tajlandës; Kosovës dhe Serbisë; Pakistanit dhe Indisë; Izraelit dhe Iranit; Egjiptit dhe Etiopisë; Armenisë dhe Azerbajxhanit; si dhe luftën e ashpër mes Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës. “Asnjë president tjetër nuk ka bërë asgjë që t’i afrohet kësaj. OKB-ja as që u përpoq të ndihmonte,” theksoi Trump.

Më tej, ai foli për marrëveshjet tregtare që i cilësoi “historike”, të cilat erdhën pas tarifave të reja globale të vendosura nga administrata e tij. Trump përmendi Mbretërinë e Bashkuar si vendin e parë që nënshkroi një marrëveshje të madhe tregtare me SHBA, duke shtuar se më pas u bashkuan edhe Bashkimi Europian, Japonia, Koreja e Jugut, Vietnami dhe “shumë të tjerë”. “Amerika po respektohet përsëri, si kurrë më parë,” u shpreh ai.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë kujtoi se aleatët e NATO-s kanë pranuar kërkesën e tij për të rritur shpenzimet e mbrojtjes nga 2% në 5% të PBB-së. Ai theksoi gjithashtu përpjekjet për të forcuar partneritetet në Gjirin Persik me Arabinë Saudite, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në vijim, Trump përmendi performancën e tregjeve amerikane, nivelet rekord të investimeve, shkurtimet fiskale e rregullatore, si dhe politikat e ashpra të sigurisë kufitare. Të gjitha këto, sipas tij, tregojnë se administrata e tij po udhëheq një Amerikë më të fortë dhe më të respektuar në botë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme