Bota 21 January 2026, 16:31 Nga VNA

Trump shpall ambicie të hapura në Davos: “Groenlanda na duhet për sigurinë – vetëm SHBA mund ta kontrollojë”

Ndaje në Whatsapp
Trump shpall ambicie të hapura në Davos: “Groenlanda na duhet

Në fjalimin e tij në Davos, presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump mbajti një qëndrim të hapur dhe agresiv mbi Groenlandën, duke deklaruar se asnjë shtet tjetër përveç SHBA-së nuk është në gjendje ta mbrojë dhe ta sigurojë atë territor strategjik.

Trump argumentoi se fuqia ushtarake dhe teknologjike amerikane është shumë më e madhe sesa perceptohet publikisht, duke iu referuar edhe asaj që, sipas tij, “u pa qartë” në ngjarjet e fundit në Venezuelë. Ai solli si shembull Luftën e Dytë Botërore, duke kujtuar se Danimarka dështoi përballë Gjermanisë naziste brenda pak orësh dhe se ishin Shtetet e Bashkuara që ndërhynë për të mbrojtur Groenlandën, duke ndërtuar baza ushtarake dhe duke ndaluar zgjerimin gjerman në Arktik.

Sipas Trump, SHBA jo vetëm që mbrojti Groenlandën gjatë luftës, por pas fitores ia riktheu territorin Danimarkës – një vendim që ai e cilësoi sot si të gabuar. Ai shprehu hapur pakënaqësi ndaj asaj që e quajti mungesë mirënjohjeje nga danezët dhe norvegjezët, duke theksuar se sot rreziku global është shumë më i madh se në të kaluarën.

Në fjalën e tij, Trump u ndal edhe te dimensioni gjeopolitik i Groenlandës, duke e përshkruar atë si një zonë të pazhvilluar, por të vendosur në një pozicion kyç mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës. Ai theksoi se interesi amerikan nuk lidhet me mineralet – pasi ato ndodhen nën qindra metra akull – por ekskluzivisht me sigurinë dhe strategjinë e mbrojtjes.

Trump kritikoi gjithashtu Danimarkën për dështimin, sipas tij, në investimet e premtuara për sigurinë e Groenlandës, duke thënë se shpenzimet reale kanë qenë minimale dhe se në terren “nuk ka asnjë shenjë të pranisë daneze”. Në këtë kontekst, ai deklaroi se vetëm SHBA mund ta mbrojë atë territor, gjë që sipas tij do ta bënte më të sigurt jo vetëm Amerikën, por edhe Europën.

Në përmbyllje, Trump e lidhi drejtpërdrejt kërkesën për Groenlandën me interesin jetik të sigurisë kombëtare amerikane, duke lënë të hapur mundësinë e një zgjidhjeje përmes negociatave, por duke theksuar se rëndësia strategjike e këtij territori sot është më e madhe se kurrë më parë.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme