Bota 24 March 2026, 21:29 Nga VNA

Trump: SHBA ka “fituar” në Iran, negociatat vazhdojnë

Ndaje në Whatsapp
Trump: SHBA ka “fituar” në Iran, negociatat vazhdojnë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se SHBA ka “fituar” në Iran, ndërsa theksoi se negociatat diplomatike mes dy vendeve për t’i dhënë fund luftës janë ende në zhvillim.

Në një deklaratë për gazetarët, Trump tha se Irani ka rënë dakord me kërkesën kryesore të Uashingtonit, që sipas tij është që Teherani të mos zotërojë kurrë armë bërthamore.

Ai theksoi se bisedimet mes palëve po vazhdojnë dhe se beson që objektivi kryesor është arritur, megjithëse pranoi se nuk mund të japë një garanci të plotë për përfundimin e luftës. “Mendoj se do ta përfundojmë, por nuk mund t’ju them me siguri”, u shpreh ai.

Trump shtoi gjithashtu se një tjetër objektiv i SHBA-së, ndryshimi i regjimit në Iran, sipas tij tashmë ka ndodhur. Ai argumentoi se drejtuesit kryesorë të vendit nuk janë më në kontroll dhe se edhe niveli i tretë i udhëheqjes është eliminuar, gjë që, sipas presidentit amerikan, tregon se objektivat e Uashingtonit janë arritur.

Më herët, Trump deklaroi se negociatat me Iranin për t’i dhënë fund konfliktit janë duke u zhvilluar “pikërisht tani”, duke pretenduar se Teherani dëshiron me çdo kusht të arrijë një marrëveshje.

Ai tha se në këto bisedime janë të përfshirë nënpresidenti JD Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio, i dërguari special Steve Witkoff, si dhe dhëndri i tij Jared Kushner.

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme