Bota 1 October 2025, 11:00 Nga VNA

Trump rrit presionin për rrëzimin e Maduro-s, Rubio dhe CIA në krye të planit

Ndaje në Whatsapp
Trump rrit presionin për rrëzimin e Maduro-s, Rubio dhe CIA në

Presioni për largimin e Nicolás Maduro-s nga pushteti në Venezuelë është shtuar ndjeshëm nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump, shkruan New York Times.

Sipas raportimit, zyrtarë të lartë po diskutojnë një fushatë të gjerë që parashikon rritjen e presionit ushtarak ndaj regjimit të Maduro-s.

Iniciativa udhëhiqet kryesisht nga senatori Marco Rubio, i mbështetur nga Sekretari i Shtetit dhe këshilltari i sigurisë kombëtare. Rubio e cilëson Maduro-n si një udhëheqës ilegjitim, përgjegjës për trafikun e drogës drejt SHBA-së, të cilin e konsideron një “kërcënim të menjëhershëm”.

Në javët e fundit, ushtria amerikane ka kryer sulme kundër anijeve civile që dyshohej se kontrabandonin drogë për grupet venezueliane, ndërsa Pentagon-i ka vendosur mbi 6.500 trupa në rajon. Burime të NYT bëjnë me dije se Rubio po shtyn për një strategji më agresive, duke u mbështetur te informacionet e CIA-s.

Krahas tij, edhe drejtori i inteligjencës John Ratcliffe dhe këshilltari i Trump-it, Stephen Miller, mbështesin këtë qasje. Sipas tyre, për shkak se Maduro drejton rrjetin e karteleve venezueliane, ndërhyrja kundër tij mund të paraqitet si një operacion kundër narkotikëve.

Rubio thekson vazhdimisht akuzat e Departamentit të Drejtësisë të vitit 2020 ndaj Maduro-s për trafik droge, duke e përshkruar atë si një “të arratisur nga drejtësia amerikane” dhe si kreun e një “organizate terroriste e kriminale” që ka kapur një shtet të tërë.

Ndërkohë, dy figura kryesore të opozitës venezueliane kanë deklaruar se tashmë kanë planifikuar hapat për pas rrëzimit të mundshëm të Maduro-s dhe kanë zhvilluar bisedime për këtë skenar me administratën Trump.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme