Bota 13 October 2025, 20:34 Nga VNA

Trump: Rindërtimi i Gazës kërkon të krijohet një forcë e re policore

Ndaje në Whatsapp
Trump: Rindërtimi i Gazës kërkon të krijohet një

Gjatë fjalimit në samitin për paqe në Egjipt, Trump tha se në Gazë duhet të krijohet një forcë e re policore.

“Ne po ashtu jemi pajtuar se rindërtimi i Gazës kërkon që zona të çarmatoset, në mënyrë që një forcë policore civile të lejohet të krijojë kushte të sigurta për njerëzit në Gazë”, tha ai.

Trump bëri thirrje për bashkëpunim, që siç tha “më në fund na ka sjellë në këtë përparim të pabesueshëm dhe historik”.

“Kjo është hera e parë që kriza e Lindjes së Mesme i ka bashkuar njerëzit, në vend që t’i ndajë ata, dhe për të deklaruar se e ardhmja jonë nuk do të sundohet nga grindjet e brezave të kaluar, gjë që është marrëzi. Pra, së bashku, le të vazhdojmë në frymën e bashkëpunimit dhe vullnetit të mirë që më në fund na ka sjellë në këtë përparim të pabesueshëm dhe historik”, tha Trump.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe disa udhëheqës të tjerë botërorë nënshkruan një marrëveshje armëpushimi në Gaza gjatë një samiti në Egjipt.

Më herët gjatë ditës, Trump përshëndeti “agimin e një Lindjeje të Mesme të re” në fjalimet e tij para parlamentit izraelit.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme