Bota 15 March 2026, 19:37 Nga VNA

Trump përplaset me presidentin e Izraelit për Netanyahun: “Herzog po e përdor faljen si shantazh”

Ndaje në Whatsapp
Trump përplaset me presidentin e Izraelit për Netanyahun:

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka sulmuar sërish me tone të ashpra presidentin e Izraelit, Isaac Herzog, duke e akuzuar se po refuzon të falë kryeministrin Benjamin Netanyahu, i cili përballet me akuza për korrupsion, mashtrim dhe shpërdorim besimi.

Në një intervistë ekskluzive për televizionin izraelit Channel 14, Trump e quajti Herzog një president “të dobët dhe joefektiv”.

“Presidenti juaj është një njeri i dobët. Presidenti i Izraelit është një njeri i dobët dhe joefektiv që po e përdor faljen si shantazh kundër Bibit. Ju nuk do ta kishit as Izraelin sot nëse ai nuk do të ishte kryeministër. Unë jam në anën e Bibit,” deklaroi Trump.

Netanyahu po përballet prej kohësh me procese gjyqësore për korrupsion, mashtrim dhe shpërdorim detyre, ndërsa çështja e mundësisë së një faljeje presidenciale ka shkaktuar debat të fortë politik në Izrael.

Video

Kur protestës i del pronari.

Ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në SPAK, në zbatim të masës detyrim paraqitje.

🔴LAJM I FUNDIT/ Begaj firmos hartën e re territoriale: 15 bashki humbasin statusin

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme