Bota 5 March 2026, 21:24 Nga VNA

Trump për rritjen e çmimit të karburantit gjatë luftës me Iranin: “Nëse rriten, le të rriten”

Ndaje në Whatsapp
Trump për rritjen e çmimit të karburantit gjatë

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se nuk është i shqetësuar për rritjen e çmimeve të karburantit në SHBA, të shkaktuara nga përshkallëzimi i konfliktit me Iranin, duke theksuar se prioritet i tij mbetet operacioni ushtarak.

Në një intervistë ekskluzive për Reuters, Trump tha se rritja e çmimeve të benzinës nuk e shqetëson. “Nuk kam asnjë shqetësim për këtë”, u shpreh ai kur u pyet për rritjen e çmimeve në pikat e karburantit. “Ato do të bien shumë shpejt sapo të përfundojë kjo situatë. Dhe nëse rriten, le të rriten, sepse kjo është shumë më e rëndësishme sesa një rritje e vogël e çmimit të benzinës.”

Komentet e tij shënojnë një ndryshim në ton krahasuar me muajin e kaluar, kur gjatë fjalimit për gjendjen e Unionit ai kishte theksuar uljen e çmimeve të karburantit. Analistët politikë paralajmërojnë se një rritje e vazhdueshme e çmimeve mund të dëmtojë republikanët në zgjedhjet e mesmandatit në nëntor, kur do të vendoset kontrolli mbi Kongresin amerikan.

Trump ka deklaruar se fushata ushtarake kundër Iranit mund të zgjasë katër deri në pesë javë, por ekspertët politikë dhe ushtarakë kanë vënë në dyshim këtë afat, duke theksuar se administrata amerikane nuk ka përcaktuar ende qartë objektivin përfundimtar të operacionit, ndërsa konflikti po përhapet në rajon.

Në intervistë, Trump tha gjithashtu se nuk planifikon të përdorë Rezervën Strategjike të Naftës të SHBA-së, rezervën më të madhe emergjente të naftës në botë. Ai u shpreh i bindur se ngushtica e Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin e naftës pranë Iranit, do të mbetet e hapur, duke pretenduar se marina iraniane është tashmë “në fund të detit”.

Që nga fillimi i luftës të shtunën, çmimet globale të naftës janë rritur me rreth 16%. Në Shtetet e Bashkuara, çmimi mesatar i benzinës është rritur me 27 cent gjatë javës së fundit, duke arritur në 3.25 dollarë për gallon, sipas të dhënave të organizatës AAA.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë beson se ndikimi në tregun e karburanteve do të jetë i përkohshëm. Këshilltarët energjetikë të administratës kanë vlerësuar se tronditja fillestare e çmimeve ka qenë më e ulët se sa pritej dhe kanë këshilluar të tregohet durim, duke paralajmëruar se ndërhyrjet e nxituara mund të destabilizojnë tregjet dhe të kenë efekt të kundërt.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme