Bota 10 November 2025, 18:38 Nga VNA

Trump paralajmëron BBC-në: “Tërhiqni dokumentarin ose do ju padisim për 1 miliard dollarë”

Ndaje në Whatsapp
Trump paralajmëron BBC-në: “Tërhiqni dokumentarin ose do ju
Donald Trump

Media të mëdha amerikane, përfshirë New York Times dhe Fox News, raportojnë se ekipi ligjor i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, i ka dërguar një letër zyrtare BBC-së, duke e paralajmëruar për një padi të mundshme prej 1 miliard dollarësh.

Në letrën e firmosur nga avokatët e Trump, thuhet se BBC ka “shpifur dhe manipuluar” publikun me dokumentarin Panorama, ku dy pjesë të një fjalimi të vitit 2021 janë montuar në mënyrë që të krijojnë përshtypjen se Trump kishte nxitur sulmin ndaj Kapitolit.

Sipas mediave amerikane, BBC-së i është dhënë afat deri më 14 nëntor për të bërë “një tërheqje të plotë dhe të drejtë” të dokumentarit, përndryshe do të përballet me procedura ligjore për “dëme të rënda ndaj reputacionit të Presidentit Trump”.

Letra vjen pak ditë pas dorëheqjes së drejtorit të përgjithshëm të BBC-së, Tim Davie, dhe shefes së lajmeve, Deborah Turness, të cilët morën përgjegjësinë për “gabime editoriale” në realizimin e dokumentarit.

Video

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme