Bota 28 September 2025, 21:42 Nga VNA

Trump optimist për përfundimin e luftës në Gaza: Shansi i parë i vërtetë për paqe në Lindjen e Mesme, marrëveshja pritet të arrihet brenda dy ditësh

Ndaje në Whatsapp
Trump optimist për përfundimin e luftës në Gaza: Shansi i

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është shprehur së fundmi optimist lidhur me ecurinë e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza, duke e konsideruar këtë proces si mundësinë e parë reale për arritjen e një paqeje të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.

Në një intervistë të dhënë për median amerikane “Axios”, Trump deklaroi se negociatat po hyjnë në fazën e tyre përfundimtare dhe se ekziston një mundësi e lartë që marrëveshja të finalizohet brenda dy ditëve të ardhshme. Ai theksoi se një moment vendimtar do të jetë takimi i tij i planifikuar për ditën e hënë me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Zyrën Ovale.
“Të gjithë po punojnë së bashku për të arritur një marrëveshje, por ne duhet ta arrijmë atë,” u shpreh presidenti amerikan në një telefonatë me gazetarin e Axios, Barak Ravid.

Trump vlerësoi gjithashtu rolin e vendeve arabe në këtë proces, duke e përshkruar bashkëpunimin me to si “fantastik” dhe duke shprehur respekt të veçantë për botën arabe. Sipas tij, palët kryesore të përfshira, përfshirë Izraelin dhe vendet arabe, kanë treguar qartë dëshirën e tyre për t’i dhënë fund konfliktit.

“Bota arabe dëshiron paqe, Izraeli dëshiron paqe dhe Bibi dëshiron paqe,” tha Trump, duke iu referuar Netanyahu-t me nofkën e tij të njohur.

Presidenti amerikan theksoi se arritja e kësaj marrëveshjeje do të përbëjë një pikë kthese historike, duke e cilësuar si shansin e parë të vërtetë për paqe në Lindjen e Mesme pas dekadash konfliktesh dhe tensione të vazhdueshme.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme