Bota 23 December 2025, 20:03 Nga VNA

Trump nuk tërhiqet nga ideja për të marrë Groenlandën: Duhet ta kemi me çdo kusht

Ndaje në Whatsapp

Trump nuk tërhiqet nga ideja për të marrë Groenlandën:

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ripërsëriti të hënën dëshirën e tij që SHBA-ja të ketë kontrollin mbi Groenlandën, pasi njoftoi planet për të emëruar Guvernatorin e Luizianës, Jeff Landry, si i dërguar i posaçëm në ishull, shkruan Bloomberg.

“Na duhet për sigurinë kombëtare,” u tha Trump gazetarëve të hënën në pronën e tij Mar-a-Lago në Florida.

Trump ka kërkuar që Groenlanda, një territor vetëqeverisës danez, të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara, duke përmendur rëndësinë e saj strategjike dhe burimet minerale. Landry, i cili mori detyrën si guvernator në janar 2024, e mbështet publikisht këtë ide.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen dhe Kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, deklaruan më herët në një komunikatë të përbashkët se Groenlanda u përket groenlandezëve.

“Nuk mund të aneksoni një vend tjetër. As me argumentin e sigurisë ndërkombëtare,” thanë ata.

Video

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

Dita e 21-të e protestës, studentët bëjnë thirrje për bojkot.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme