Bota 22 October 2025, 07:48 Nga VNA

Trump: Nuk doja një “takim të kotë”, planet për bisedime me Putinin pezullohen

Ndaje në Whatsapp
Trump: Nuk doja një “takim të kotë”, planet për

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se nuk dëshironte një “takim të kotë”, pasi planet për një takim ballë për ballë me presidentin rus Vladimir Putin mbi luftën në Ukrainë u pezulluan.

Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë të martën, Trump tha se arsyeja kryesore e ngecjes ishte refuzimi i Moskës për të ndalur luftimet përgjatë vijës aktuale të frontit.

Më herët, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë kishte njoftuar se “nuk ka plane për një takim Trump-Putin në të ardhmen e afërt”, ndonëse Trump kishte thënë javën e kaluar se do të takoheshin në Budapest brenda dy javësh.

Mospërputhjet mes propozimeve amerikane dhe ruse për paqe janë bërë gjithnjë e më të dukshme këtë javë, duke zbehur shpresat për një samit. Dy liderët u takuan për herë të fundit në gusht, në Alaskë, në një samit të organizuar me nxitim që nuk prodhoi rezultate konkrete.

Vendimi i Shtëpisë së Bardhë për të pezulluar planet për një takim të dytë shihet si përpjekje për të shmangur një përsëritje të një skenari të ngjashëm.

“Supozoj se rusët kërkuan shumë dhe u bë e qartë për amerikanët se nuk do të kishte marrëveshje për Trump në Budapest,” tha për “Reuters” një diplomat i lartë evropian.

Një takim paraprak mes Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ishte planifikuar për këtë javë – por Shtëpia e Bardhë njoftoi se pas një “telefonate produktive”, takimi nuk ishte më i nevojshëm.

Të hënën, Trump mbështeti një propozim për armëpushim të përkrahur nga Kievi dhe udhëheqësit evropianë, për ngrirjen e konfliktit në vijën aktuale të frontit.

“Le të mbetet siç është,” tha ai. “Thashë: ndërpriteni në vijën e betejës. Shkoni në shtëpi. Ndaloni luftimet, ndaloni vrasjet.”

Rusia ka kundërshtuar vazhdimisht ngrirjen e frontit aktual. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se ideja u është paraqitur rusëve disa herë, por “qëndrimi i Rusisë mbetet i pandryshuar”, duke iu referuar kërkesës për tërheqjen e plotë të forcave ukrainase nga rajonet lindore.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme