Bota 18 January 2026, 07:54 Nga VNA

Trump njoftoi tarifa për disa vende evropiane, ambasadorët e 27 vendeve të BE do të mblidhen në takim emergjent

Ndaje në Whatsapp
Trump njoftoi tarifa për disa vende evropiane, ambasadorët e 27

Ambasadorët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian do të mblidhen sot në një takim emergjent, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka premtuar një valë tarifash gjithnjë e më të ashpra ndaj aleatëve evropianë, ndërsa SHBA-së t’i lejohet të blejë Groenlandën.

Lajmi raportohet nga agjencia Reuters, e cila sqaron se Qiproja, që mban presidencën e radhës gjashtëmujore të BE-së, njoftoi mbrëmjen e djeshme se ka thirrur mbledhjen për sot.

Sipas diplomatëve evropianë, takimi pritet të nisë në orën 17:00.

Kujtojmë që Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar tarifa të reja ndaj tetë aleatëve që kundërshtojnë propozimin e tij për marrjen e Groenlandës.

Trump njoftoi se një tarifë prej 10% do te vendoset për mallrat nga Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda e Finlanda dhe do të hynte në fuqi më 1 shkurt, por më vonë mund të rritet në 25%.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme