Bota 9 September 2025, 22:36 Nga VNA

Trump: Njoftimi për Katarin erdhi “shumë vonë për ta ndalur sulmin”

Ndaje në Whatsapp
Trump: Njoftimi për Katarin erdhi “shumë vonë për ta

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një postim në rrjetet sociale, përsëriti me disa ndryshime deklaratën e mëparshme të Shtëpisë së Bardhë lidhur me sulmin në Katar. Fillimisht, Shtëpia e Bardhë kishte sugjeruar se SHBA e kishte njoftuar Katarin para se të ndodhte sulmi – një pretendim që Doha e mohoi menjëherë.

Tani Trump duket se po tërhiqet nga kjo deklaratë, duke thënë: “Menjëherë udhëzova të dërguarin special Steve Witkoff të informonte Katarin për sulmin e afërt, gjë që ai e bëri, por fatkeqësisht, shumë vonë për ta ndalur sulmin”.

Ai shtoi gjithashtu se i ka kërkuar Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, të finalizojë një marrëveshje për bashkëpunimin në mbrojtje me Katarin.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme