Bota 23 March 2026, 19:24 Nga VNA

Trump nga Tenesi: Irani ka edhe një shans për paqe, mund të arrihet një marrëveshje më e gjerë

Ndaje në Whatsapp
Trump nga Tenesi: Irani ka edhe një shans për paqe, mund të

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një fjalimi në Memphis të Tenesit, ku pritet të flasë për luftën kundër krimit, dha edhe një përditësim të shkurtër për luftën me Iranin, duke deklaruar se Uashingtoni po përpiqet të kuptojë nëse mund të arrihet një marrëveshje më e gjerë me Teheranin.

“Gjithë jetën time kam negociuar, por me Iranin kemi negociuar prej shumë kohësh. Këtë herë duket se e kanë seriozisht,” tha Trump, duke shtuar se beson se Irani ka pranuar se nuk do të ketë armë bërthamore.

Trump deklaroi gjithashtu se një pjesë e konsiderueshme e udhëheqjes iraniane është vrarë që nga fillimi i luftës dhe paralajmëroi se Irani ka “edhe një shans” për të arritur paqen.

“Shpresojmë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Në çdo rast, Amerika dhe gjithë bota do të jenë shumë më të sigurta dhe planeti do të jetë më i sigurt,” tha ai.

Megjithatë, nga ana tjetër, kryetari i parlamentit iranian, Mohammad-Bagher Ghalibaf, ka mohuar se ka negociata me SHBA-në, duke i quajtur deklaratat për bisedime “lajme të rreme”.

Video

Vijon protesta para Kryeministrisë

Një grup protestuesish kanë tentuar të zhvendosin protestën e tyre drejt hyrjes anësore të Kryeministrisë, e cila përdoret nga kryeministri Edi Rama. Por efektivët e forcave Shqiponja kanë ndërhyrë, duke mos lejuar grumbullimin e tyre në këtë pjesë të godinës dhe duke i zhvendosur drejt hyrjes kryesore të Kryeministrisë.

Toni Gogu pranon takimin me Veliajn por mohon ultimatumin e Ramës. Kush e provon çfarë u tha në burg?

Policia kanë shoqëruar disa qytetarë që po kalonin pranë zonës ku po zhvillohet protesta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Qytetarët janë ndaluar teksa po ecnin në trotuar, pa u evidentuar ndonjë incident në momentin e ndërhyrjes. Ende nuk dihen arsyet e shoqërimit të qytetarëve dhe nëse ndaj tyre ka pasur ndonjë dyshim për shkelje të ligjit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme